Tri opsionet për të përfunduar sezonin në Serie A

Kampionati italian i futbollit është pezulluar deri më 3 prill, shkaku i përhapjes së madhe të koronavirusit.

Shteti italian është duke u përballur me një situatë të jashtëzakonshme, ku epidemia e njohur si koronavirusi, pa prekur disa pjesë të vendit.

Federata e Futbollit të Italisë ka mbajtur një takim për të disktuar situatën aktuale, e po ashtu edhe masat që do merren për vazhdimin e kampionatit.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka paraqitur tri propozime, për të vendosur sezonin 2019/2020.

Anulimi i sezonit dhe shpallja e pavlefshme e tij, përdorimi i tabelës aktuale për të vendosur fituesin dhe organizimi i Play Off për fituesin dhe skuadrat që mund të bien nga liga, janë opsionet më të mundshme.