Trepça nuk ndalet, shënon fitoren e radhës

Trepça ka vazhduar me formë të mirë, kësaj radhe duke mundur Rahovecin me rezultat 79:73 (16:16, 30:19, 15:14, 18:24). Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 24-t të Prince Caffe Superligës.

Mikaile Tmusiq dhe Jamel Artis shënuan nga 16 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi 15 për vendasit, ndërsa Igor Chumakou ishte më i miri te mysafirët me 23 pikë e shtatë kërcime.

Trepça ka 15 fitore e nëntë humbje, kurse Rahoveci tri fitore e 21 humbje.