Williams Kouame

Trepça ’89 e transferon William Kouamen

Klubi i futbollit Trepça ’89 ka njoftuar se e ka transferuar futbollistin Williams Kouame.

Mesfushori afrikan i është bashkuar skuadrës në fillim të fazës përgatitore, ndërsa e bindi trajnerin e ekipit me kualitetin dhe me paraqitjet e tij.

Klubi Gjelbër e Bardhë i uroi suksese 21 vjeçarit në fanellën e klubit mitrovicas, i cili synon të rikthehet në elitën e futbollit kosovar pasi ra nga Superliga në fund të edicionit të kaluar dhe këtë vit do të luajë në Ligën e Parë.