Treni merr përpara minibusin në Turqi, humbin jetën 6 persona

Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e një përplasje që ka ndodhur mes treni mallrash dhe një minibusi në Turqi.

Sipas mediave të huaja, viktimat ndodheshin brenda minibusit.

Ndërkohë është publikuar edhe një video ku shihet dhe momenti i përplasjes mes dy mjeteve.

Siç tregohet në video minibusi nuk e ka parë që po vinte treni, ndërkohë ky i fundit po kalonte shinat e si pasojë ka marrë automjetin përpara.

Në vitin 2018, 25 njerëz vdiqën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Corlu.

Vitin e kaluar, Dhoma e Inxhinierëve Mekanikë të Turqisë tha se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale.