Treni godet një veturë në Prishtinë, lëndohet një person

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku mes një treni dhe një veture në Prishtinë.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor” ka thënë Ahmeti.