Treni godet një veturë në fshatin Lutogllavë të Pejës

Një tren ka goditur një veturë sot në fshatin Lutogllavë të komunës së Pejës.

Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:25 treni e ka goditur një veturë në fshatin Lutogllavë. Ende nuk dihet se a ka të lënduar”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se për detaje shtesë është në pritje të informacioneve të reja lidhur me rastin.

Reporteri do të ju mbajë të informuar për këtë rast.