Pas vërshimit të madh të votave për Vetëvendosjen në votat e diasporës në konsulata e ambasada, rrjedha dhe përqindshmëria e votës ndryshoi në votat e diasporës me postë.
Lidhja Demokratike e Kosovës rrotlloi trendin e votës së diasporës – ku deri tash sa janë numëruar 47% të totalit.
Trendi i votave të diasporës i jep shpresë djalit të Sali Çekajt për ulëse në Kuvend, Hysen Çekaj deri tash ka marrë mbi 5000 vota, kur janë edhe 1/2 e votave pa numëruar.
Kujtojmë që në votat nga QKN ai mori 11268 vota, që tani ka shkuar mbi 17 mijë vota total.
Ndër më të votuarit – me aq sa janë numëruar – në LDK janë si në vijim:
- LUMIR ABDIXHIKU 7582
- KUJTIM SHALA 5260
- HYSEN ÇEKAJ 5134
- DOARSA KICA XHELILI 4316
- GAZMEND MUHAXHERI 2260
/BALLKANI.INFO/







