Kryetarit të Sindikatës Ushtarake të Serbisë, Novica Antiq dhe zyrtarit Predrag Jevtiq iu caktua paraburgim prej 30 ditësh, mëson N1 jozyrtarisht.

Kujtojmë se Antiqin e kanë dërguar në policinë e Beogradit, kurse Jevtiqin në shtëpinë e tij në Sombor, një ditë pasi gjyqtari i procedurës paraprake i ka urdhëruar të mbrohen në liri, transmeton Ballkani.info.

Siç tha më parë avokati Sinisha Luniq, me sa duket ka pasur një ndryshim në atë vendim.

“Ai është arrestuar pasi trupi gjykues i Gjykatës së Lartë në Novi Sad ka rrëzuar vendimin e gjykatësit për procedurën paraprake, me të cilin është refuzuar propozimi i prokurorisë për ndalimin e këtyre personave. Nuk i dimë detajet. Jevtiq dhe Antiq janë dërguar në paraburgim. Novica u ndalua në rrugë, derisa ishte duke vozitur një veturë dhe Jevtiq u ndalua në shtëpinë e tij në Sombor”, tha avokati Sinisha Luniq.

Kujtojmë se të martën, më 27 shkurt, në Kragujevc, me urdhër të prokurorit, policia ka hyrë në shtëpinë e Antiqit dhe ka filluar kontrollin dhe më pas është arrestuar.

Antiqi dhe zyrtarët e asaj sindikate, Predrag Jevtiq dhe Dushko Tolmaç, u liruan të enjten në mbrëmje, me vendim të gjyqtarit për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Novi Sad, për t’u mbrojtur.

Ata e akuzojnë pushtetin në Serbi në krye me Aleksandar Vuçiqin për këto arrestime, pasi që thonë se pushteti dëshiron të sjellë njerëz të dëgjueshëm në krye të sindikatës ushtarake. Këta dy persona vazhdimisht kanë ngritur zërin për kushte të rënda në ushtrinë serbe, mungesë të veshmbathjeve, ushqimit, armatimit, pagesave, etj. /Ballkani.info/