Petrit Selimi, ish-kryediplomati i Kosovës, duke përmendur vizitën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge në Kosovë, vizitën e drejtorit të CIA-s në rajon, dhe, sipas tij, mundësinë që në javët e ardhshme vendin mund ta vizitojnë edhe Tom Goffus, një tjetër ndihmës sekretar i përgjithshëm i NATO-s, si dhe admirali amerikan të NATO’s, Stuart Munsch, tregon në çfarë situatë të brishtë gjendet Kosova aktualisht.
“Kosova sapo u vizitua nga Ruge Boris Ndihmës Sektori i NATO-s. Kam dëgjuar në Bruksel se Tom Goffus, një tjetër Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm mund të na vizitojë javët e ardhshme, si dhe admirali amerikan/NATO Stuart B. Munsch i JFC_Naples. Drejtori i CIA-s Burns gjithashtu tani në rajon. Tregon shumë se ku jemi”, shkroi Selimi në “X”.
Kosovo was just visited by @RugeBoris Assistant Sec Gen of @NATO. I hear in Brussels that Tom Goffus, another Assistant Sec Gen may visit us next weeks, as well as US/NATO Admiral Stuart B. Munsch of @JFC_Naples. @CIA’s Director Burns also now in region. Says a lot where we are.
— Petrit Selimi (@Petrit) August 21, 2024







