Fotot tronditëse të një 6-vjeçareje ukrainase, e cila ishte ndër viktimat në luftën në Ukrainë, po bëjnë xhiron e rrjetit.

Vogëlushja, ende e paidentifikuar, u plagos rëndë pasi rusët bombarduan pallatin ku ajo jetonte në Mariupol. Mediat ndërkombëtare kanë bërë publike disa imazhe të rënda, ku shihet vajzat në ambulancë ndërsa mjekët tentojnë t’i shpëtojnë jetën, por pa sukses. Ndërsa jashtë qëndron një grua me duart e mbuluara me gjak duke mbajtur në duar këpucët dhe shallin ngjyrë rozë të 6-vjeçares.

Sipas Daily Mail, në një imazh tjetër është fotografuar babai i saj duke i mbajtur dorën vajzës shtrirë në ambulancë, teksa qan mbi trupin e saj të pajetë. Fill pas kësaj, ekipi i mjekëve e dërgoi vogëlushen në morgun e spitalit, ndësa ajo ende mbante veshur pizhamet e saj.