Tregohen arrogant dhe nuk vendosin maska, pasagjerët e aeroplanit i grushtojnë dy anglezë VIDEO

Shqelma dhe grushte vunë në alarm udhëtarët.

Avioni me turistë po shkonte për në Ibiza, por dy pasegjerë të dehur dhe të padisiplinuar anglezë refuzuan të vinin maska ​​gjatë fluturimit, që u nis nga Amsterdami.

Pamjet tregojnë dy pasagjerët anglezë duke luftuar fizikisht me të tjerët pas fluturimit.

Ata u arrestuan nga policia spanjolle kur avioni mbërriti në Ibiza.

Pasagjerët dëgjohen duke bërtitur ndaj burrave për të ndaluar sherrin.

“Ka fëmijë këtu” – kanë thirrur ata, që të ndaleshin rrëmujat dhe paniku.

Në fund të videos, një nga pasagjerët që shkaktoi rrëmujën shihet i shtrirë në dysheme në rreshtin e aeroplanit, me duar të prangosura pas shpinës. Janë edhe këto disa nga pasojat që po lë koronavirusi.