Intervenimi

Tre turistë nga Kosova bllokohen nga bora në Valbonë, shpëtohen nga Policia shqiptare dhe Emergjencat Civile të Kosovës

Tre turistë nga Kosova janë shpëtuar pasi kishin mbetur në një terren të mbrehtë në Valbonë të Shqipërisë.

Policia e Shqipërisë njoftoi se ata u shpëtuan pas një angazhimi të tyre në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës.

“Kishte mbetur i bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në bjeshkët e Doberdolit, Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Emercengjat Civile të Kosovës, i japin ndihmë turistit. Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Policia thotë se tash “turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftim.