LAJMI I FUNDIT

Tre të vdekur nga COVID-19 të hënën në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 167 raste të reja pozitive janë regjistruar nga gjithsej 374 testime ditore.

Me 733 personat e shëruar së fundmi, numri i të shëruarve ka arritur në 307.135.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka shënuar ulje në 6.980.

Sipas njoftimit të MSH-së së Shqipërisë, 21 persona janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3.