Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, regjistrohen 123 raste

Tre persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 123 raste të reja me virus.

Ndërkaq, raportohet edhe për 724 persona të shëruar.

Në Shqipëri, raste aktive me koronavirus janë 20,586.