Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëria i ka regjistruar tre persona të vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 655 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shtruar 273 persona në spital si pasojë e COVID-19 ndërsa janë testuar 4499. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 356 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 63.033 raste pozitive, 37.327 të shëruar, 1233 të vdekur dhe 24.473 raste aktive.