Një person ka kontaktuar para pak çastesh me redaksinë e Ballkani.info, për të bërë një njoftim.
Sipas tij (emri nuk ka dashur t’i përmendet), në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë tre persona janë të shtrirë në borë.
Ai thotë se duken sikur janë të pastrehë.
“Në Prishtinë janë të shtrirë 3 persona përgjate gjithë sheshit… ju lutem njoftoni organet kompetente të Prishtinës. Jepni ndihmën tuaj”, ka thënë ky person.
Ndërkohë, Blend Sahiti nga Prishtina ka shprehu gatishmërinë që ti lirojë ordinancat e tij në Prishtinë dhe Viti për strehimin e fëmijëve, që nuk kanë ku të strehohen në këto ditë të ftohta dimri.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i Sahitit:
“Pershendetje, nese njihni femije qe kane nevoje per strehim ne keto dite me temperatura shume te ulta dhe nuk kane ku te qendrojne, un ofroj ambientet e ordinances time ne Prishtine dhe Viti qe te strehohen gjate nates! Ju lutem me shkruani ne mesazh ne facebook, sepse per secilin rast do te mundohemi ti bejme zgjidhje se paku per keto dite te ftofta!”, ka shkruar ai.







