Tre të panjohur e grabisin një person në magjistralen Deçan-Gjakovë, më pas e lidhin me litarë skaj rrugës

Dje në rrugën Deçan-Gjakovë, tre persona kanë ndaluar një tjetër dhe i kanë grabitur para të gatshme

Më pas, viktimën e kanë lidhur me litarë skaj rrugës.

“Deçan, 10.11.2021 – 08:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte hasur i lidhur me litarë në skaj rrugës,  nga dy dëshmitarë në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë. Njësitë relevante  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në rrugë ishte ndaluar nga tre persona të panjohur, të maskuar njëri prej tyre i  armatosur,  të cilët ia kishin grabitur një qese najloni në të cilën kishte pas para të gatshme  dhe me një veturë ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.