Sot rreth orës 12:30 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë marrë tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Ballkani.info.

loading…