Tre shqiptarët e rrezikshëm të dënuar për vrasje që kërkohen nga policia

Policia e Shtetit në vijim të operacionit për kapjen e shpalljes së personave të shpallur në kërkim këtë të dielë ka bërë publikë tre emra të tjerë.

Sipas policisë personat e shpallur në kërkim janë të dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim.

Mes të kërkuarve është edhe Dritan Rexhepi, një nga personat e dyshuar që ka porositur dhe rrëmbimin dhe dhunimin për vdekje të 49 vjeçarit Jan Prenga në Kamzë.

Ndërkohë vetë Rexhepi i cili po vuan dënimin në burgun e Ekuatorit, prej gjashtë vitesh për trafik kokaine, në një intervistë për gazetarin Artan Hoxha ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Në datën 6 janar 1999, në Krujë, shtetasi Dritan Rexhepi ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. K. dhe R. B.

Ai është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Plagosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në datën 30.11.2015, në Tiranë, shtetasi Bledar Mneri ka vrarë shtetasin V. B.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur dënimin me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton Abc News.

Ky shtetas ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” (3 herë), “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.