Gjatë ditës së djeshme, në lagjen “4 Llullat”, në Prishtinë, kanë ngordhur tre qenë nën dyshimin- helmim, shkruan Ballkani.info.
Por, ende nuk dihet se saktësisht kush e ka shkaktuar këtë helmim.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet edhe nga policia.
Zëdhënësi i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Lamir Thaçi, për Ballkani.info, ka deklaruar se informatën e kanë pranuar qysh ditën e djeshme dhe menjëherë e kanë dërguar ekipin inspektues veterinarë të cilët kanë konstatuar gjendjen faktike në rast.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 03.06.2024 ka pranuar informatën se në lagjen 4 Llullat Prishtinë ka ngordhje të qenve nën dyshimin helmim. Menjëherë kemi dërguar ekipin inspektues veterinarë të cilët kanë konstatuar gjendjen faktike në rast. Aty janë gjetur 3 qen endacak të ngordhur. Ndërsa një qen me pronar i ngordhur ishte larguar nga vendi nga vetë pronari sipas raportit të policisë. Nga 3 qenet endacak të ngordhur njeri ka qen me numër identifikues gjë qe nënkupton se ka qen i trajtuar sipas projektit të kastrim sterilizimit”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka thënë se në afërsi të qenit të ngordhur ka qen një produkt sallamerie virshlle.
“Në afërsi të qenit të ngordhur ka qen një produkt sallamerie virshlle. Nga shenjat klinike të qenve të ngordhur janë vërejtur shkumëzime nga goja dhe të vjellura, shenja klinike këto të cilat ngrisin dyshime të bazuar se qentë kanë qen të helmuar. Po ashtu edhe insektet në kontakt me produktin ishin të ngordhura gjë qe e vërteton dyshimin për helmim. Inspektorët kanë urdhëruar menjëherë largimin e qenve dhe asgjësimin e tyre në vend lokacionin për asgjësim të përcaktuar nga komuna. Po ashtu kompania e kontraktuar ka bërë edhe pastrimin e vendeve ku ishin të ngordhura kafshët”, ka thwnw ai .
Zëdhënësi i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Lamir Thaçi, ka se nga ana e zyrtarëve policor është iniciuar rast dhe është nen hetime./Ballkani.info







