Tre persona të maskuar kryejnë një grabitje të armatosur në Ferizaj

Në fshatin Zaskok të Ferizajt mbrëmë ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se tre persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve kanë grabitur 200 euro në një market në këtë fshat, transmeton Ballkan.info

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte në marketin e tij, tre persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve të zjarrit i kanë grabitur 200(dyqind) euro para të gatshme”, thuhet në komunikatë.