Podujevë

Tre persona sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë

Policia ka arrestuar një person në Podujevë.

Policia ka arrestuar një person, të martën, pasi që dyshohet se i njëjti së bashku me dy persona të tjerë, kishin sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Brecë të Podujevës, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet në raportin e PK-së, dy personat e përfshirë në sulm ndodhen në arrati.

Pas marrjes në pyetje nga Policia, i dyshuari është liruar dhe rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt.