Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë me 18 tetor ka ndodhur një rrahje, ku tre të dyshuar kanë rrahur dy të tjerë. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndimet serioze.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Prishtinë, janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi të njëjtit për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të forta metalike dy viktimat m/k, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime.
Viktimat, pas tretmanit mjekësor në QKUK njëri është liruar, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve serioze.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.







