Policia e Kosovës ka raportuar tri vdekje të dyshimta në rajonin e Prishtinës, për 24 orët e fundit, shkruan ballkani.info
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në Prishtinë janë gjetur dy meshkuj kosovar pa shenja jete, njëri në rrugë ndërsa tjetri në banesën e tij.
Rasti i tretë është në Komoran, ku në shtëpinë e tij është gjetur një mashkull pa shenja jete.
Më poshtë raportet nga Policia në lidhje me vdekjet:
Rr. “Xhavit Ahmeti”, Prishtinë 09.11.2020 – 23:50. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe trupin e pajetë e ka tërhequr njësia e mjekësisë ligjore.
Rr. “Skender Matallari”, Prishtinë 10.11.2020 – 18:00. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Fshati Komoran, Gllogoc 10.11.2020 – 19:43. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si dhe një sasi e municionit të ndryshëm. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.







