Nxënësit

Tre nxënës nga Prishtina shpërblehen me çmimet e para në Festivalin VivaVioline në Sofje

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, ka njoftuar se tre nxënësit e violinës, Lir Hajrizi, Sibora Resyli dhe Hana Ajeti nga shkollën “Prenk Jakova” në Prishtinë u shpërblyen me çmimet e para në Festivalin VivaVioline në Sofje të Bulgarisë.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku ka thënë se kryeqyteti do të jetë gjithmonë në përkrahje të talentëve të rinj, ambasadorëve më të mirë të Prishtinës dhe Kosovës.

Postimi i plotë:

Lir Hajrizi, Sibora Resyli dhe Hana Ajeti janë super nxënësit violinistë të Shkollës ‘Prenk Jakova’ të Prishtinës që u shpërblyen me çmimet e para në Festivalin VivaVioline në Sofje të Bulgarisë.

Kryeqyteti do të jetë gjithmonë në përkrahje të talentëve të rinj, ambasadorëve më të mirë të Prishtinës dhe Kosovës.

Urime Sibora, Lisi dhe Hana ❤❤❤

Urime Shkollës ‘Prenk Jakova’!