Tre muaj nga zgjedhjet, takimet mes LVV e LDK po përcillen me zvarritje e përplasje

Bisedimet për bashkëqeverisje me Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe mbrëmë kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Edhe pse të dyja këto parti kanë arritur marrëveshje në programin qeverisës, është posti i presidentit që ka bllokuar këto negociata, pasi LDK-ja nuk po heq dorë, ndërsa VV-ja do që fillimisht të bëhet Qeveriam

Dështimet për arritje të një marrëveshje për bashkëqeverisje mes VV-së e LDK-së i ka komentuar edhe Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, përcjell lajmi.net.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se rezultatet e 6 tetorit krijuan një situatë të re politike, por spektakli për formimin e koalicionit LVV-LDK ka filluar të merr karakter të  situatave të vjetra politike, njofton Klan Kosova.

”Po i afrohemi periudhës tremujore nga dita e zgjedhjeve, e takimet mes këtyre dy subjekteve përcillen me zvarritje, përplasje edhe pa marrëveshje për të bashkëqeverisur. Kërkesat për zgjedhje të parakohshme menjëherë pas fillimit të Qeverisë Haradinaj, po nga këto dy subjekte  politike, po duket se në mungesë të kreativitetit politik, kanë qenë deklarata e parulla politike për konsum ditor, me shumë se sa angazhim për harmonizim të vlerave e përgjegjësive për udhëheqje me vendin”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, për këto zvarritje mbrëmë ka reaguar edhe Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ku edhe ka bërë thirrje që krijohet sa më parë qeveria e re e Kosovës.

Ai tha se sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kane më të lehte të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës.