BBVA

Tre banorë të rinj futen brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania

Pas eliminimit të Albi Nakos dhe Arta Kabashit, shtëpisë së Big Brother Vip iu shtuan 3 banorë të rinj.

Banorët më të rinj të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri janë aktorja e njohur Julia Iliriani, producenti dhe këngëtari Silvi Topalli i njohur ndryshe si Silvi Fort dhe Miss Shqipëria i vitit 2015 Sara Karaj.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Të pyetur se kush u pëlqen deri tani brenda shtëpisë, Julia tha Roza, por ka një mospëlqim të fortë për ata që shajnë dhe bullizojnë. Sara nuk dha emra, ndërkohë që Silvi u shpreh Erjola.

“Personalisht nuk njoh asnjë. Do ti flas sot në darkë ato dy njohje të vogla. Personalisht më pëlqen Roza dhe nuk më pëlqejnë të gjitha ata dhe ato që bullizojnë të tjerët.” – tha Julia.

Ndërsa Silvi e cila është beqare, Ledioni e pyet se cili djalë i pëlqen, pasi aty ka djem ‘single’.

Silvi përgjigjet: “Mua më pëlqejnë vetëm vajzat, fillojmë nga Erjola. Më pëlqen për pamjen. Më pëlqen Ledjona”.

Kujtojmë që mbrëmë Albi Nako la i pari shtëpinë, e më pas edhe Arta, pas një televotimi të dyfshitë brenda natës.