Policia jep detaje

Trazohen sërish banorët e Krushës së Madhe – hajnat tentojnë të vjedhin në dy shtëpi, dëgjohen edhe krisma

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura.

Një rast i tentim-vjedhjes ka ndodh edhe sonte në Krushë të Madhe.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Gjakovës, e cila ka njoftuar se cak i vjedhjes së hajnave ka qenë dy shtëpi.

Dyshohet se në rast kanë qenë të përfshirë dy ose tre persona të maskuar, derisa së paku njëri prej tyre dyshohet se ka qenë i qenë i armatosur.

Ky i fundit dyshohet se ka shtënë me armë, në momentin kur është vërejtur nga banorët, derisa ishin duke e planifikuar vjedhjen edhe në një shtëpi të tretë.

Hajnat kanë ikur nga vendi i ngjarjes pa vjedhur asgjë nga shtëpitë e Krushës së Madhe, por duke lënë shqetësim tek banorët asaj pjese.

Ende nuk ka të arrestuar, ndërsa njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.