dëmshpërblimi

Trashëgimtarët, 1700 ish-të përndjekurit që kanë gati këstin e tretë

Nis dëmshpërblimi për trashgimtarët që presin të marrin këstin e dytë.

Ministria e Financave ka publikuar listën me 1700 trashgimtarë të cilët duhet të aktivizojnë numrin e llogarisë bankare si dhe të dorëzojnë fotokopjen e kartës së identitetit. Me dorëzimin e këtyre dokumentave do të bëhet pagesa e këstit të tretë.

Dokumentat dhe radha

-Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar.

-Autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike.

-Numrat e llogarisë bankare në Lek

-Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

-Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet.

-Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të rregjimit komunist”, i ndryshuar, nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të për shpërndarjen e kësteve të tjera, pagesa e këstit vijues, do të kryhet mbi bazë të
dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka:

a. Kontestim, nga rrethi i familjarëve ose të trashëgimtarëve.

b. Ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë.

c. Revokim të prokurës së posaçme.