Transportonin drogë nga Shqipëria në Kosovë, arrestohen katër persona, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri FOTO

Sot në ora 7:00 të mëngjesit, në pikën kufitare Qafë Morinë më pjesën e zonës së Bajram Currit është ndaluar një veturë me targa të Kosovës 06–EA ku gjatë regjistrimit në sistemin kufitar policët kanë vërejtur se ka diçka të dyshimtë.

Më pas vetura është ndarë nga të tjerat dhe i është bërë kontroll i detajuar personave qe ishin në të.

Siç njofton Koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, gjatë kontrollit është vërejtur se në ulësen e pasagjerit është një qese e mbështjellur ku në të ishin një kilogram drogë e llojit marihuanë.

“Persona që kanë qenë në veturë, vozitësi dhe pasagjeri janë arrestuar”, ka thënë Krasniqi për Ballkani.info.

Personat e arrestuar janë F.S.D i lindur më 21/08/2001 dhe personi i dytë K.SH.Z i lindur me 06/04/1996. Të gjitha njësitë kanë dal në vend ngjarje dhe me urdhër të prokurorit të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit  për 48 ore dhe njëkohësisht është konfiskuar vetura dhe provat material.

“Vlen të cekët se falë bashkëpunimit me autoritetet e Shqipërisë dhe informacionin se nga kush ishte shitur droga, menjëherë është bastisur personi nga Shqipëria dhe informacionin që posedoj, droga është gjetur në shtëpinë e tij në fshatin Cernicë, zona e Bajram Currit. Janë gjetur edhe dy kilogramë drogë, municion dhe armë, ku me çrast janë arrestuar dy të dyshuar”, ka thënë Krasniqi. /Ballkani.info/