Transparenca, Edi Rama: Universitetet do orientohen drejt tregut

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimi të portalit të transparencës ‘u-transparenca.al’ për universitetet tha se është koha që këto institucione të orientohen drejt tregut.

Shefi i qeverisë pohoi se ky portal do të jetë një hapësirë, ku transparenca buxhetore dhe financiare e universiteteve, por jo vetëm, do të jenë të aksesueshme nga të gjithë duke u krijuar edhe mundësinë që të japin përshtypjet, kritikat apo sugjerimet.

“Pika më delikate e çdo organizate që shpenzon dhe që është buxheti do të publikohet në të gjithë elementët si atë vjetor edhe atë afatmesëm. Të gjitha informacionet e portalit kanë një vlerë tjetër, sepse nuk janë statistika të vdekura, por janë të dhëna që lidhen me jetën aktive të universitetit dhe të studentëve. Portali ka informacione të hollësishme mbi programet e shkëmbimit studentor së bashku me proceduar, mbi programet apo edhe bursat, kuotat e parashikuara. Universitet të krijojnë subjekte fitimprurëse”, tha Rama.

Gjithashtu Rama u ndal edhe në investimet te baza materiale në universitet, mjetet didaktike dhe laboratorike, ndërsa tha se procesi i punësimi të studentëve do të vijojë me një fazë të dytë, ku të gjithë ata që kanë mbaruar me rezultate të mira do të kenë një punë në administratë.

Kryeministri mes tjerash theksoi se qeveria po punon dhe shumë shpejt do të implementojë kartën e studentit, duke nisur fillimisht në bashkinë Tiranë dhe për ta shtrirë pastaj në të gjithë vendin.

“Ne do të kryejmë investime të cilat nuk janë bërë në 30 vitet e fundit. Ky investim do të jetë në të gjitha elementët nga to materiale, tek laboratorët dhe mjetet didaktike.

Ne po punojmë me konviktet dhe besoj që brenda kësaj periudhe do të ndërtojmë një standard shumë më të mirë. Punësimi i studentëve në administratë, kemi filluar me 373 të parët, që tashmë janë pjesë e administratës. Po përgatitet thirrja e dytë. Të gjitha vendet e lira të punës në nivel specialistësh në administratën publike. Është një rrugë e hapur tashmë dhe tërësisht objektive dhe ankesat janë adresuar dhe janë verifikuar. Vendin e punës e përcakton as ministri dhe as kryeministri, por rezultati dhe preferenca. Kjo është një strategji për t’i mbyllur rrugën punësimit të tepsive. Karta e studentit, fazën e parë do ta nisim me bashkinë e Tiranës dhe mbi ata model do të shtrihet në vendet e tjera”, tha më tej Rama.