Transformimi i autobusëve në art
Mohammed Rafiq është një piktor i autobusit në Pakistan.
Ashtu si milionat e bashkatdhetarëve të tij, Rafiq filloi punën në moshën 12 vjeçare, duke humbur arsimin dhe duke u shfrytëzuar si punëtor i fëmijëve, transmeton ballkani.info
“Punoja me gjith zemër,” tha Rafiq, duke kujtuar ditët e tij të hershme si një piktor i autobusit.
Ai gjeti shpejt veten në pikturë dhe fitoi famë për aftësitë e tij, duke pikturuar pamje të bukura në autobusët që do të udhëtonin në të gjithë vendin.
“Puna ime u përhap në të gjithë Pakistanin, por nuk marrim pagën e duhur për çdp autobus”.
Paga mesatare ditore për një piktor të autobusit sot është rreth 600 rupi ($ 6).
Rafiq thotë se mezi mund të mbijetojë, i paaftë për të siguruar arsim të mirë për fëmijët e tij ndërkohë që përpiqet të paguajë qiranë çdo muaj.
Pasioni i tij e tërhoqi të bëjë këtë punë, ai tregon se “Më parë gjithçka është pikturuar me dorë, tani përdoren materiale dhe mjete të ndryshme, e cila është e bukur në mënyrën e vet”.
Për më shumë se 40 vjet pune pa ndonjë pajisje sigurie ose masa paraprake, sigurisht që tek Rafiq kanë lënë pasoja shëndetësore. Tani në moshën 69 vjeçare, mushkëritë e tij tani janë drejt dështimit.
“Kjo sëmundje është për shkak të bojës, kimikateve, benzinës,” shpjegon ai, duke marrë frymë thellë.
Shumë prej njerëzve që punuan përkrah tij edhe vuajnë në të njëjtën mënyrë. Askush nuk mund të përballojë trajtimin e duhur.
Pavarësisht nga pasioni i tij për punën e tij, Rafiq thotë se nuk është i etur për të tjerët që të ndjekin hapat e tij.
“Unë nuk dua që më shumë njerëz ta bëjnë këtë punë, përderisa nuk kam mundur të kursej para në jetën time, nuk mund t’i edukoj fëmijët e mi, fati nuk ishte në anën time”./Ballkani/