Trajnerit Batatina i largohet “krahu i djathtë”

Sunaj Keqi nuk është më ndihmstrajner i Tahir Batatinës te Llapi.

Klubi nga Podujeva ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme është mbyllur bashkëpunimi me Keqin. Më të njëjtin njoftim, zbulohet se vendin e Sunaj Keqit do ta zë Andi Kulli.

“Klubi futbollistik “Llapi” njofton se me marrëveshje ka mbyllur bashkëpunimin me ndihmëstrajnerin e parë të shtabit teknik, Sunaj Keqi. Palët ranë dakord që të mbyllin bashkëpunimin që kishte nisur para një edicioni. Përmes kësaj komunikate falenderojmë z. Sunaj Keqi për punën dhe kontributin, kurse njoftojmë që vendin e tij si ndihmëstrajner i parë i trajnerit Tahir Batatina do ta zë Andi Kulli”.

Kjo është hera e dytë që Sunaj Keqi largohet nga Llapi dhe nga e njëjta pozitë, pra e ndihmëstrajnerit.