Trajneri zëvendësoi Wesley Fofanan pas një ore loje, arsyeja ishte e fortë pasi mbrojtësi po agjëronte Ramazanin dhe duhej të bënte ‘iftar’

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers konfirmoi se ai e largoi mbrojtësin Ëesley Fofana pas një ore loje në fitoren 3-0 ndaj Ëest Brom sepse ai po agjëron muajin e shenjt të Ramazanit.

20-vjeçari është një mysliman i devotshëm dhe aktualisht po merr pjesë në agjërimin e muajit të shenjt të fesë islame, muaj i cili filloi para më shumë se një javë më parë.

Si pjesë e një prej pesë shtyllave të Islamit, shumë orë të ditës apo më saktë nga koha e ‘sabahut’ deri në ‘aksham’, myslimanët nuk do të hanë ose pinë pasi tregojnë përkushtimin e tyre ndaj fesë së tyre dhe Zotit të tyre, Allahut.

Kjo gjë mund të jetë një situatë e vështirë për t’u menaxhuar për atletët e nivelit elitar duke pasur parasysh kërkesat e punës së tyre.

Mbrëmjen e kaluar, Fofana nuk kishte ngrënë ose pirë që nga lindja e diellit dhe kështu Rodgers donte të mbronte qendërmbrojtësin e tij duke e zëvendësuar atë me Marc Albrighton në minutën e 60-të.