Trajneri i Spanjës i jep edhe një rast Cazorlës

Lëndimet e shumta ia kanë pamundësuar spanjollit të luante me kombëtaren e tij.

Santi Cazorla është ftuar për herë të parë pas katër vjetësh me kombëtaren e Spanjës, pasi ka lënë prapa lëndimet e shumta që ia kanë pamundësuar atij që të luante.

Trajneri Luis Enrique ka vendosur t’i jap edhe një rast 34-vjeçarit që ka zhvilluar një sezon pozitiv me Villarrealin në La Liga.

Spanja do të luajë dy ndeshje kualifikuese në muajin qershor përballë Ishujve Faroe më 7 qershor dhe Suedisë tre ditë më vonë.

Lista e lojtarëve të ftuar:

Portierë: De Gea, Pau Lopez, Kepa;

Mbrojtës: Alba, Ramos, Inigo Martinez, Diego Llorente, Hermoso, Carvajal, Gaya;

Mesfushorë: Sergi Roberto, Cazorla, Rodri, Isco, Parejo, Jesus Navas, Fabian, Busquets;

Sulmues: Rodrigo Moreno, Morata, Aspas, Oyarzabal, Asensio.