Trajneri I Portos, Sergio Coceico këmbëngul se ai ka besim të plotë tek lojtarët e tij, dhe do të kenë mundësi ta kthejnë rezultatin.

Ekipi i tij përballet sonte në ndeshjen e dytë çerekfinaliste, ndaj Liverpoolit.

“Është një disavantazh prej dy golash kundër një skuadre shumë të fortë”, tha Conceicao në një konferencë shtypi.

“Mbajtja e një ekulibër midis sulmit dhe mbrojtjes do të jetë thelbësore. Unë jam shumë i sigurt dhe besoj se mund të kemi një rezultat të mirë nesër. Ne mund të shkojmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, përfundoi ai.