Trajneri i Greqisë: Do ta kemi vështirë ndaj Kosovës

Edhe selektori i Greqisë, John van ‘t Schip e ka komentuar grupin në Ligën e Kombeve, ku skuadra e tij do të përballet me Kosovën, Slloveninë dhe Moldavinë.


Ai ndër tjerash ka thënë se përballja me Kosovën do të jetë e vështir, pasi sipas tij “Dardanë” janë zhvilluar dukshëm.

“Do të jenë ndeshje ndryshe. Nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë. Kosova është shumë e mirë dhe është zhvilluar. Por edhe ne jemi në një fazë të rindërtimit. Do të mundohemi ta bëjmë më të mirën tonë. Megjithatë ne shpresojmë të dalim fitues. Rivaliteti është i mirë në fushë. Besoj se do të jetë ndeshje e bukur dhe ky rivalitet do ta bënte edhe më të mirë ndeshjen”, ka thënë John van ‘t Schip, pas shortit të tërhequr në Amsterdam.