Trajneri i Bullgarisë sqaron pse nuk stërviten në stadiumin Fadil Vokrri

Bullgaria vendosi të mos stërvitet në stadiumin Fadil Vokrri një ditë para ndeshjes me Kosovën.

Trajneri bullgar Petar Hubchev, shpjegoi arsyen e marrjes së këtij vendimi.

“Nuk është gjë e pazakontë. E kemi bërë edhe herave tjera. Pasi udhëtimi nuk ishte i gjatë vendosëm të stërviteshim sot në qendrën tonë stërvitore”, tha Hubchev në konferencën e mbajtur në stadiumin Fadil Vokrri.

Kosovë- Bullgari luhet nesër prej orës 20:44.