Trajneri i Barcelonës: Do të fokusohemi për ta mundur Real Madridin, jo në VAR-in

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka bërë të qartë se futbollistët e tij nuk e kanë ndërmend të çojnë pluhur për polemikat rreth video asistentit të gjyqtarit (VAR).

Para ndeshjes së kthimit në Kupën e Mbretit kundër Real Madridit, Valverde ka këmbëngulur se djelmoshat e tij do të jenë të përqendruar për të fituar jo në VAR.

“Nuk ka panik për VAR-in dhe Barcelona është e qetë për këtë, sepse e dimë se polemikat do të bëhen në futboll dhe në sporte të tjera, që varen më shumë në njerëz se në futboll”, tha Valverde në një konferencë për media.

“Duhet të tentojmë ta fitojmë ndeshjen, duke ditur se nëse nuk shënojmë, do të kualifikohemi. E kemi obligim të shënojmë”, shtoi ai.