Sot, rreth orës 12:27, Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Raushiq -Pejë, një person kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarr masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në spital dhe nga ekipi mjekësor rreth ores 13:00, është konstatuar vdekja e viktimës Sh.Sh. lindur në vitin 1987, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, rajoni i Pejës.

Sipas këtij njoftimi, në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Besohet se personi që ka vdekur ka rënë në kontakt me rrymën. /Ballkani.info/

loading…