Tragjike/ Nga frika e izolimit prej COVID-19 burri vret me thikë gruan dhe më pas veten

Një piktor dhe dekorues në pension, raportohet se ka goditur me thikë gruan duke e lënë të vdekur e më pas ka vrarë dhe veten gjatë izolimit nga koronavirusi.

Alan Smith, 71 vjeç, u gjet i vdekur së bashku me gruan, Elsie, 71 vjeç, në shtëpinë e tyre pranë Kembrixhit të Mërkurën e kaluar.                                                                                                                                                                                  Elsie u gjet me plagë me thikë në qafë dhe kokë ndërsa Smith u gjet i vdekur në shtrat.

Shkaku i vdekjes së Smith nuk u gjet, ndërsa Elsie nuk i ka mbijetuar plagëve që ka marrë në qafë dhe në kokë.

Fqinjët e çiftit u shprehën se Smith shpesh herë i shprehte atyre frikën që i kishte krijuar izolimi dhe se nuk arrinin të merrnin asgjë në supermarket sepse të gjitha ushqimet mbaroheshin kur shkonin ata.

Gjithashtu ai nuk mund të blinte dot as ilaçet e tij.

Fqinjët kanë treguar se Alan dhe e shoqja, ishin një çift simpatik dhe miqësor.