Tragjike në Maliq, makina bie nga ura në thellësinë e lumit
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nënto, rreth orës 03:45 të mëngjesit, në aksin nacional Maliq-Korçë. Tek ura në dalje të Maliqit, automjeti me targë AA 527 VK doli nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Policia e Korçës, në një njoftim paraprak për aksidentin, tha se në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja. Për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e automjetit.
Pritet edhe ardhja e polumbarëve për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit. Në makinë dyshohet të ketë qenë vetëm shoferi, një 24-vjeçar me inicialet Gj.E, i cili dyshohet të ketë qenë i vetëm pa praninë e personave të tjerë.
Priten informacione të tjera nga policia, por shanset që i riu të ketë shpëtuar janë zero, për shkak se automjeti është me orë të tëra në lumë, i zhytur në thellësi.