Tragjike, fëmija 2 vjeç bie nga dritarja/ I vëllai vdiq në 2017 në të njëjtën mënyrë

Një fëmijë dy vjeç në Imperia të Italisë u rrëzua nga dritarja e apartamentit të katit të dytë ku jeton familja e tij.

Punonjësit e ndihmës së shpejtë mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe fëmija është dërguar në spitalin Gaslini të Gjenovës me helikopter, por gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Edhe më dramatik e bën këtë episod fakti që e njëjta familje kishte humbur korrikun e 2017-tës në të njëjtën mënyrë një djalë 2 vjeç e gjysmë.

Edhe në atë rast, vogëlushi ishte rrëzuar nga dritarja e nuk arriti të mbijetonte.

Policia ka marrë në pyetje pjesëtarët e familjes si dhe dëshmitarë okularë në zonë, në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes së rëndë.