Tragjedia në Podujevë | Nga QKUK-ja tregojnë se në çfarë gjendje erdhi 22-vjeçari në Emergjencë

A.Zh., 22-vjeçar është therur për vdekje me thikë mbrëmë në Podujevë.

Sipas policisë vrasja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Policia me anë të raportit 24-orësh njoftoi se viktima kishte marrë lëndime trupore me thikë nga një person i panjohur për të.

Lidhur me rastin ka folur Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla, duke thënë se viktima është pranuar me plagë në regjionin e majtë të gjoksit.

“Në orën 21:30 ka qenë i pranuar në Qendrën Emergjente, me plagë në regjionin e majtë të gjoksit. I janë kryer ekzaminimet dhe analizat e nevojshme dhe pacientin e kanë futë në sallë nga ekipet e kirurgjisë torakale dhe kardiokirurgjisë, këto janë të dhënat nga Qendra Emergjente”, tha Syla të martën për Gazetën Express.