Tragjedia në Librazhd/ Flet për herë të parë Olsi Hajdari: Atë natë…

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin pak ditë më parë, ku një çift ishin helmuar pas 5 ditësh martesë dhe nusja Rezarta, vetëm 19 vjeç ndërroji jetë teksa bashkëshorti Olsi Hajdari ishte në gjendje të rëndë.

27-vjeçari tashmë e ka kaluar rrezikun, teksa edhe ka folur në lidhje me atë natë të tmerrshme.

Ai është shprehur se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur teksa vetëm i kujtohet që kishin marrë një mangall me prush brenda në dhomë.

Ne hëngrëm darkë me familjen, edhe vajta u shtriva. Mora një mangall me vete me prush, e vendosa tek dhoma mbylla derën dhe kaq.

Asgjë tjetër nuk mbaj mend, se si më kanë çuar në spital, se kush më ka çuar nuk di gjë.

Kjo ka qenë historia ime, tha Olsi Hajdari për Klan Plus.

Policia në njoftimin e saj tha se dyshohej për vetëhelmim me fotoksinë.