Tragjedia në Gllogjan/ Kërquki u jep leksion “ekspertëve” dhe “analistëve” që gjuajtën gurë në drejtim të mediave

Gazetari i njohur, Leonard Kërquki ka dal me një sqarim rreth rastit të mbrëshëm të raportimeve të mediave lidhur me rastin e vrasjes në Gllogjan të Deçanit.

Kërquku u ka dhënë një leksion “ekspertëve” dhe disa “analistëve” të cilët gjuajtën gurë në drejtim të disa mediave se pse publikuan pamjet dhe emrat e viktimave.

“Njoni tha “po e bojne per klikime”, demek me kap naj pare qaty, kurse i njejti e ka nje akuze publike se ka kerkuar para nga nje politikan kosovar ne shkembim te nje libri biografik”.

Postim i plotë:

Ne raste te jashtezakonshme, gjithe na dalin do mesuesa online te gazetarise.

Te tillet u shfaqen edhe sonte ne rrjete sociale per te marre vemendje nga nje krim makaber siç ishte ky ne Gllogjan.

Nje krim i permasave te ketilla, do t’i detyronte edhe mediat e kombeve te medha qe t’i nderprisnin transmetimet e zakonshme televizive; per te transmetuar lajme dhe per ta sjell te plote rrefimin e asaj ngjarje.

Ngjashem ndodhi edhe sonte ne Kosove. Mediat u munduan te jene ne sherbim te informimit te publikut,  çka eshte edhe mision i tyre.

Natyrisht, jemi larg arritjes se standardeve te deshiruara, por gazetaret dhe mediat ne Kosove jane tregim suksesi; ndryshe prej ketyne moralizuesve qe s’kane bo sen – sepse nuk dine me bo sen.

Njoni tha “po e bojne per klikime”, demek me kap naj pare qaty, kurse i njejti e ka nje akuze publike se ka kerkuar para nga nje politikan kosovar ne shkembim te nje libri biografik.

Ngushllime familjareve te tri familjeve qe humben sonte te dashurit e tyre ❤️