Familja Shlivova nga Klina kanë joftuar se nesër do të bëhet varrimi i dy djemëve të tyre që mbetën të vrarë mbrëmjen e 13 nëntorit në një lokal të këtij qyteti.

Albison dhe Rexhep Shilova do të varrosen nesër në ora 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë të Klinës, ka njoftuar familja e tyre.

Për vrasjen e dy djemve të familjes Shilova është arrestuar një person, që dyshohet se ka gjuajtur ndaj tyre me armë.

Njëri nga djemtë ka ndërruar jetë në lokal, ndërsa tjetri rrugës për në spitalin e Pejës.