Itali

Tragjedia me 21 të vdekur në Venecia, momenti kur autobusi bie nga ura

Tragjik ishte aksidenti i mbrëmshëm në Itali, ku 21 persona humbën jetën në mbikalimin e Mesrtes në Venecia.

Ndërkohë 15 persona kanë mbetur të plagosur. Në bordin e autobusit kishte një grup turistësh të huaj, përfshirë ukrainas, francezë, kroatë dhe gjermanë, të cilët po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia.

Automjeti është përplasur pasi ka prekur telat e energjisë elektrike, duke rënë nga një lartësi rreth 30 metra.

Është publikuar video e momentit kur autobusi në Venecia bie nga ura në zonën e Mestres.