Tragjedia e familjes Haliti nga Gjilani: Djali e nëna vdiqën dje, gruaja e tij sot

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri, të njëjtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi.

Klan Kosova nga burime të veta merr vesh se nëna dhe djali humbën jetën dje teksa bashkëshortja e këtij të fundit ka vdekur sot.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në Gjirin e Lalzit në qytetin e Durrësit.

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri në telegram ngushëllimi për familjen Haliti ka kërkuar nga organet përkatëse të Policisë së Republikës së Shqipërisë të ndriçohet rasti.