Tragjedi në Itali: Nëna vdes nga kanceri, bijtë vetëvriten nga dhimbja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupat e tre personave janë gjetur të vdekur, në një banesë. Sipas mediave është raportuar se një prej trupave është Luigia Teresa Etteri 77-vjeç, e cila kishte ndërruar jetë pasi vuante nga tumori. Ndërsa, dy personat e tjerë, ishin djali dhe vajza e saj, të cilët sipas hetimeve të para i dhanë fund jetës nga dhimbja.

Massimo Del Bianco, 51 vjeç, dhe e motra Francesca, 46 vjeçe, pasi ndihmuan nënën e tyre deri në fund, u gjetën të vdekur me goditje thike. Vetëm një mjet prerës është sekuestruar nga skena e tragjedisë.

Tashmë hetimet tentojnë të zbulojnë nëse vdekja e vëlla e motër erdhi si rezultat i një vrasje-vetëvrasjeje, apo i një vetëvrasjeje e dyfishtë.

Ata u gjetën të vdekur ndoshta prej një muaj e gjysmë, pas ardhjes së autoriteteve të njoftuara për erën e rëndë që vinte nga banesa e familjes.

Luigia Teresa ishte kthyer në Itali në 2018, ndërsa i biri prej vitit 2008. 77-vjeçarja me të bijtë ishin kthyer pas sëmundjes së saj, në spitalin Serristori. Kryefamiljari besohet se dhe ai ka vdekur, teksa gruaja e tij thoshte se ishte e ve, gjatë bisedave të shkurtra të s në dyqanet e Figline. Ata kishin treguar gjithashtu se ishin me origjinë nga Italia e Veriut, të larguar në Venezuelë e të rikthyer vitet e fundit ne Itali.